Sulmuesi kolumbian Jhon Duran (21) ka tërhequr vëmendjen e publikut për vendimin e tij që të mos jetojë në Arabinë Saudite dhe të udhëtojë çdo ditë me avion 90 minuta për në stërvitje.
Duran u transferua në janar nga Aston Villa te Al-Nassr për 77 milionë euro, por vendosi të jetojë në Bahrein, që ndodhet 500 kilometra larg.
Arsyeja e këtij vendimi është e dashura e tij, Angela Capella, si dhe rregullat në Arabinë Saudite që nuk lejojnë çiftet të jetojnë bashkë nëse nuk janë të martuar.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë dukshëm një përjashtim nga ky rregull, pasi as ata nuk janë zyrtarisht të martuar.
Duran nuk dëshiron të ndahet nga e dashura e tij, një bukuroshe që ka konkurruar për titullin e Miss Kolumbisë, prandaj ka vendosur të bëjë udhëtime të përditshme me avion.
Kujtojmë se kolumbiani iu bashkua Al-Nassr-it pas paraqitjeve të shkëlqyera në Aston Villa, ku shënoi 12 gola në 29 ndeshje.
Duran nuk është i vetmi lojtar që ka bërë një zgjedhje të tillë, pasi edhe disa yje të tjera që kanë punuar në Arabinë Saudite kanë vendosur të jetojnë në Bahrein.