Zbardhet identiteti i 28 vjeçarit që vdiq në paraburgimin eLezhës

Zbulohet identitetii të riut që humbi jetën sot në Lezhë, teksa ndodhej në paraburgim. Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti, banues në Tiranë.

Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave.

Kategoritë
LajmeRajoni