Zbehen tutje marrëdhëniet tregtare midis BE-së dhe Rusisë

“Deficiti tregtar i BE-së me Rusinë arriti kulmin në 18,2 miliardë euro në mars 2022 përpara se të zvogëlohej në mënyrë progresive në 6 miliardë euro në dhjetor 2022”, tha zyra e statistikave e BE-së

Pjesa e Rusisë në eksportet e Bashkimit Evropian (BE) ka rënë nga 4 në 2 për qind midis shkurtit dhe dhjetorit 2022, sipas të dhënave të fundit të publikuara, transmeton Anadolu.

Ndërkohë, pjesa e Rusisë në importet e bllokut gjithashtu ka rënë nga 9,5 në 4,3 për qind gjatë të njëjtës periudhë, raportoi Eurostat.

“Deficiti tregtar i BE-së me Rusinë arriti kulmin në 18,2 miliardë euro në mars 2022 përpara se të zvogëlohej në mënyrë progresive në 6 miliardë euro në dhjetor 2022”, tha zyra e statistikave e BE-së.

Rënia më e madhe është regjistruar në sektorin e qymyrit (nga 45 për qind në vitin 2021 në 22 për qind në vitin 2022), gazin natyror (nga 36 për qind në 21 për qind), plehrat (nga 29 për qind në 22 për qind), naftën (nga 28 për qind në 21 për qind ) dhe hekuri dhe çeliku (nga 16 për qind në 10 për qind), njoftohet më tej.

Kategoritë
BotaLajme