Zbulohen arsyet e therjes së babait të Yamalit, arrestohen tre persona

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton

Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase.

Disa dëshmitarë po merren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s.

Sipas atyre që kanë parë ngjarjen, babai i Yamal mori më shumë se një plagë me thikë.

Autoritetet kanë nisur hetimin për ngjarjen, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Sipas mediave katalanase, disa orë para incidentit, babai i Yamal ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij, përcjell tch.

Sipas të njëjtave burime, disa persona i kanë hedhur ujë nga një ballkon dhe për pasojë ka nisur një sherr mes Munirit dhe banorëve të pallatit, i cili ka përfunduar pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në zonë.

Yamal ka folur shpesh për rolin vendimtar që ka luajtur babai në jetën dhe karrierën e tij.

Nasraoui ishte i pranishëm në finalen e Euro 2024 dhe inkurajimi i tij ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e Lamine si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Kategoritë
LajmeSport