Zbulohen detaje tronditëse për Dani Alves: Ai po dobësohet gjithnjë e më shumë, të burgosurit e tjerë po e ngacmojnë

Dani Alves është ende në burg në Spanjë pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze që dyshohet se ka ndodhur në janar të këtij viti.

Shoku i tij i dhomës, identiteti i të cilit nuk dihet, ka folur për mediat braziliane për gjendjen në të cilën ndodhet Alves teksa ndodhet pas hekurave.

“Dani po dobësohet gjithnjë e më shumë. Nganjëherë duket i trishtuar. Shmang shoqërimin sepse të burgosurit e tjerë e shajnë, e quajnë peder dhe përdhunues. Më së shumti ulet në dhomën e tij dhe shikon TV”, tha shoku i tij i dhomës.

“Ndonjëherë ka privilegje, por kjo nuk ndodh me ushqimin. Ai ha saktësisht të njëjtat katrahura që na japin. Sa i përket akuzës, ai pretendon se gjithçka është e rregulluar dhe se shpejti do të jetë i lirë”, shtoi ai.

Mbrojtësi i djathtë legjendar i Barcelonës dënohet me 12 vite burg dhe procesi gjyqësor duhet të përfundojë pas disa muajsh.

Alves konsiderohet si futbollisti më trofetar në histori. Gjatë karrierës së tij të pasur, ai fitoi një rekord prej 43 trofesh në gara të ndryshme për skuadrat ku luante.

Ai bëri 126 paraqitje për skuadrën e Karioka, në të cilën shënoi tetë gola dhe ishte anëtar i Brazilit në Botërorin e fundit në Katar në fund të vitit të kaluar.

Ai pritet të dënohet së shpejti dhe nëse do të besohen burime të mirëinformuara të këtij hetimi, nuk ka gjasa që Alves të provojë pafajësinë e tij në këtë rast.

Kategoritë
Sport