Për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, është një zëvendësues i ëndrrave për Kevin De Bruynen.
Kontrata e 33-vjeçarit belg me kampionin e Ligës Premier skadon pas sezonit 2024/25, ndaj trajneri i klubit është në kërkim të lojtarëve që mund ta zëvendësojnë atë në planin afatgjatë.
Manchester City kishte shfaqur tashmë interes për 21-vjeçarin gjerman në janar, por Bayer Leverkusen e bëri të qartë se një transferim në mes të sezonit nuk ishte një opsion, ndërsa çmimi i lartë i lojtarit ishte një tjetër pengesë e rëndësishme.
Pavarësisht zërave për të ardhmen e tij, Florian është duke negociuar me klubin gjerman për një kontratë të re, e cila pritet t’i rrisë pagën me rreth dy milionë euro (nga tetë në dhjetë).