Zbulohet identiteti që përplasi makinën këmbësorëve, kishte lënë një mesazh në makinë

Identiteti i shoferit që përplasi makinën e tij me një grup këmbësorë në Breitscheidplatz në Berlin mëngjesin e sotëm bëhet i ditur, duke vrarë një dhe duke plagosur tetë persona.

Bëhet fjalë për 29-vjeçaren Gora H., e cila ka nënshtetësi gjermane dhe armene, raportojnë mediat gjermane.

Të paktën gjashtë persona janë në gjendje kritike, dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pasi një makinë goditi një turmë në Berlin të mërkurën në mëngjes.

Në videon e realizuar pas sulmit të sotëm shihet se shoferi i dyshuar po merret nga policia.

Në video shihet një burrë me një bluzë të verdhë dhe një tuta blu të errët, dhe para se ta fusin në pjesën e pasme të një makine policie pa shenja, ai dëgjohet duke bërtitur në gjermanisht: “Më ndihmo! Më ndihmo!

Sipas BILD gjermane, në automjetin e sulmuesit është gjetur një rrëfim. Megjithatë, motivi nuk është ende i qartë. Një hetues i tha BILD: “Nuk është padyshim një aksident – një vrasës, një vrasës i ftohtë.”

Kategoritë
BotaLajme