Zbulohet misteri i shfaqjes së gjelbër fluoreshente në Kanalin e Madh të Venedikut

Transformimi i një pjese të Kanalit të Madh të Venecias në një ngjyrë të gjelbër fluoreshente u shkaktua nga një substancë jo toksike e përdorur për të testuar rrjetet e kanalizimeve, thanë autoritetet lokale.

Banorët vunë re se një pjesë e Kanalit të Madh të Venecias u kthye në jeshile fluoreshente të dielën, duke bërë që policia të hetojë shkakun e ngjyrës.

Rezultatet nuk treguan praninë e elementeve toksike në mostrat e analizuara. Ndryshimi i ngjyrës i vërejtur nga banorët ka çuar në spekulime se ngjyra është një shenjë proteste nga aktivistët e ndryshimit të klimës, sipas medias lokale La Nuova Venezia.

Kjo nuk është hera e parë që Kanali i Madh bëhet i gjelbër.

Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolas Garcia Uriburu pikturoi ujërat e Kanalit të Madh të Venecias në të gjelbër për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor./Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme