Zbulohet një trajtim që eliminon kancerin më rezistent të lëkurës, pacientët e parë tashmë janë shëruar

Spitali Universitar i Brukselit ka testuar një trajtim të ri eksperimental kundër melanomave rezistente, me rezultate shumë inkurajuese te pacientët tek të cilët trajtimi standard nuk funksionoi.

Prova klinike u fokusua në pacientët me melanoma me metastaza të lëkurës dhe nyjeve limfatike.

Në dy nga tetë pacientë, të gjitha metastazat u zhdukën. Në një pacient tjetër, qelizat e tumorit u zhdukën nga lezioni i injektuar dhe diametri i metastazave të mbetura u ul me më shumë se gjysmën, pas vetëm 12 javësh trajtim.

Trajtimi përfshin injektimin e tumorit me qeliza dendritike, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të sulmojë dhe t’i bëjë qelizat e kancerit të padëmshme, së bashku me një agjent shtesë sintetik për rritjen e imunitetit.

Rezultatet ishin inkurajuese dhe prova klinike do të vazhdojë vitin e ardhshëm, njoftoi sot Spitali Universitar./Gazetaere

Kategoritë
FamiljeShëndetësi