Zbulohet ‘rruga me tulla të verdha” në fund të Oqeanit Paqësor

A është e vërtetë Atlantis, ajo historia e hershme, ndoshta më e vjetra në botë, duke ja kaluar edhe vetë Biblës qe erdhi tek ne nëpërmjet Filozofit dhe nxënësit të Sokratit, Platonit? A është gjetur ndonjëherë? Ku është Ajo? Meqenëse nuk ka përgjigje të qarta për këto pyetje, Atlantida njihet ende si një ishull imagjinar i përmendur në një alegori mbi mendjemadhësinë e kombeve në veprat e Platonit, që flet për një përmbytje globale.

Gjetja e Atlantidës mund të jetë ende një ëndërr, por ne mund t’ju themi me siguri se një grup shkencëtarësh detarë kanë zbuluar një shteg të çuditshëm me tulla të verdhë në fund të Oqeanit Paqësor.

Sipas raporteve, një ekspeditë në një kreshtë të thellë të detit, në veri të ishujve Havai zbuloi rrugën e gurëve me tulla të verdha me pamje të çuditshme.

Masa shkëmbor u pa nga ekuipazhi i anijes eksploruese Nautilus pasi përdorën një mjet të drejtuar nga distanca për të studiuar malet detare të Ridge Lili’uokalani në Haëaii.

Por qëllimi kryesor i eksplorimit ishte të hetonte një ndarje në shtegun e malit detar.

Ajo që shkencëtarët e detit nuk prisnin, ishte të takonin një shtrat të lashtë liqeni të tharë, të shtruar me një rrugë me tulla me ngjyre te verdhë.

Sipas të dhënave te fundit Nautilius tani po vëzhgon kreshtën Liliʻuokalani brenda Monumentit Kombëtar Detar Papahānaumokuākea (PMNM).

Zbulimi i jashtëzakonshëm u dokumentua në video drejtpërdrejt nga ekuipazhi.Gjithashtu pamjet e përbashkëta tregojnë ekipin duke u penguar në një mase shkembore të çuditshëm që duket si një rrugë me tulla të verdha të krijuara nga njeriu.

Nder te tjera thuhet se formimi i shkëmbinjve është një shembull i një ‘gjeologjie të lashtë aktive vullkanike’.

Pamjet janë postuar në kanalin YouTube EVNautilus.

“Trupi ynë i Eksplorimit ka dëshmuar formacione gjeologjike tepër unike dhe magjepsëse gjatë zhytjes në kreshtën Liliʻuokalani brenda Monumentit Kombëtar Detar Papahānaumokuakea. Në majën e Nootka Seamount, ekipi vuri re një formacion “shtrati të tharë liqeni”,” shpjegoi EVNautilus.

Kanali EVNautilus tha se ekipi nuk e ka vëzhguar kurrë zonën më parë. Por tani, ata po hedhin një vështrim më të thellë të jetës në dhe brenda shpateve shkëmbore të maleve të lashta detare

Kategoritë
BotaLajme