Zbulohet tumor tek lojtari i ri i Dortmundit, Sebastien Haller

Skuadra gjermane njofton se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë lëshoi kampin stërvitor.

Lojtarit të Borussia Dortmund, Sebastien Haller, i cili para pak kohësh nënshkroi me klubin gjerman, iu zbulua tumor në testikuj, njoftoi klubi gjerman.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë u largua nga kampi stërvitor për ekzaminime intensive mjekësore pasi u ankua se nuk ishte mirë në stërvitje.

“Lajmi i sotëm erdhi si një tronditje për Sebastien Haller dhe për të gjithë ne”, shkroi klubi në faqjën e saj zyrtare.

“E gjithë familja BVB i uron Sebastienit shërim sa më shpejt dhe të plotë, si dhe presim që sa më shpejtë ta përqafojmë përsëri atë”, shtoi klubi.

Haller iu bashkua Dortmundit nga klubi i Amsterdamit, Ajax, më 6 korrik.

Lojtari i Bregut të Fildishtë i lindur në Francë fitoi titujt e nivelit më të lartë të Eredivisionit hollandez në 2021 dhe 2022 ndërsa luante për Ajax-in.

Haller shënoi 21 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë i ligës holandeze në sezonin 2021-22. Ai gjithashtu shënoi 11 gola në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Kategoritë
Sport