Një zyrtar i CIA-s, Asif W. Rahman, është akuzuar për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara mbi planet e supozuara të hakmarrjes së Izraelit kundër Iranit për një sulm raketor në fillim të këtij viti. Kjo është bërë e ditur nga New York Times, duke cituar dokumentet e gjykatës dhe njerëzit e njohur me këtë çështje.
Aktakuza u ngrit javën e kaluar në gjykatën federale në Virxhinia për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare.
Ai u arrestua nga FBI të martën e kaluar në Kamboxhia dhe u dërgua në gjykatën federale në Guam për t’u përballur me akuzat.
Materiali ishte përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore e Pentagonit, e cila analizon imazhet dhe informacionin e mbledhur nga satelitët spiunë të SHBA-së, duke kryer aktivitete në mbështetje të operacioneve klandestine dhe ushtarake.
Dokumentet mund të ndaheshin vetëm brenda “Five Eyes”, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.
Rahman, i cili ka punuar jashtë shtetit për CIA-n, pritet të shfaqet sot në Guam