Zëdhënësi i departamentit të shtetit: Një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur është partner i fuqishëm për ShBA-në

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Ned Price ka thënë se një Kosovë e shëndetshme  dhe e pavarur është një partner i fuqishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto komente Price i ka bërë në Twitter pas donacionit të mbi 35 mijë dozave Pfizer për Kosovën nga ShBA-ja në kuadër të 500 mijë vaksinave në total që pritet të arrijnë në Kosovë në vazhdim.

Price ka shkruar se po përmbushin premtimin e presidentit Joe Biden për ta furnizuar Kosovën më 500 mijë vaksina.

“Një Kosovë e shëndetshme, që e merr veten shpejt dhe e pavarur është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse ne po e përmbushim premtimin e presidentit Joe Biden duke siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer për partnerët tanë në Kosovë”, ka shkruar Price.

Sot kanë arritur në Kosovë mbi 35 mijë doza të vaksinave Pfizer nga 500 mijë sa pritet të arrijnë në total, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kategoritë
LajmeVendi