

Elezi në një konfernecë për media ka thënë se deri më tani janë numëruar më shumë se 60 për qind e votave më postë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Besojmë që shumë shpejt do të arrijmë ta përmbyllim numërimin në të gjitha fletvotimeve që i takojnë votimit me postë. Pas kësaj do të mund të fillojmë numërimin e fletëvotimeve me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendovotimeve si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe të marrim konfirmimin nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Gjykatës Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.” ,ka ka thënë Elezi.