Zelanda e Re merr masa të rrepta, personat e lindur në vitin 2009 ose më pas nuk mund të blejnë kurrë duhan

Brezat e ardhshëm të Zelandës së Re do të ndalohen të blejnë duhan sipas një pakete ligjesh të reja kundër duhanit të miratuara nga Parlamenti, që janë ndër më të ashprat në botë.

Paketa e ligjeve të reja përfshin ndalimin e shitjes së duhanit për çdo shtetas të lindur më 1 janar 2009 dhe më pas. Ndalimi do të mbetet në fuqi gjatë gjithë jetës së një personi.

Legjislacioni gjithashtu do të reduktojë sasinë e nikotinës së lejuar në produktet e duhanit dhe do të kufizojë numrin e shitësve me pakicë që mund të shesin duhan me 90%.

Shitësit me pakicë të licencuar për të shitur duhan do të reduktohen me 600 deri në fund të 2023 nga 6,000.

Zelanda e Re, e cila tashmë ka një nga normat më të ulëta të duhanpirësve të rritur midis 38 vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), po ecën përpara me shtrëngimin e mëtejshëm të ligjeve kundër pirjes së duhanit si pjesë e nismës së qeverisë për një “vend pa duhan deri në vitin 2025”.

Vetëm Butani, i cili ndaloi shitjet e cigareve në vitin 2010, do të ketë një ligj më të rreptë kundër duhanit.

Numri i të rriturve nga Zelanda e Re që pinë duhan është përgjysmuar në dekadën e fundit në 8%, me 56,000 që e kanë lënë duhanin vitin e kaluar. Sipas të dhënave të OECD, 25% e të rriturve francezë pinin duhan në vitin 2021. /abcnews.al

Kategoritë
LajmeTë ndryshme