Presidenti i Ukrainës kritikoi aleatët për furnizimin e pamjaftueshëm me armë dhe pajisje ushtarake, të cilat janë më të nevojshme se kurrë për shkak të situatës në front.
Akuzat e fundit të presidentit Volodimir Zelenski se vetëm dhjetë përqind e ndihmës ushtarake që SHBA-të kishin deklaruar se do t’ia kalonin Ukrainës këtë vit kanë arritur realisht te trupat ukrainase, kanë përkeqësuar më tej situatën mes aleatëve.
Duke folur në një takim me gazetarët në Reykjavik të mërkurën, Zelenski tha se një nga problemet e shumta të Ukrainës në luftën kundër invazionit rus është se ndihma e premtuar nga aleatët për armët vjen me vonesë ose nuk vjen fare, gjë që e ndërlikon planifikimin e mbrojtjes dhe sjell viktima e të plagosur për ukrainasit.
“Ju llogaritni rezervat tuaja. Llogaritni brigadat speciale. Llogaritni pajisje të caktuara. Dhe pastaj, nëse merrni vetëm dhjetë përqind të atij paketi. Nuk është çështje parash, por burokraci dhe logjistikë,” tha Zelenski.
Embargoja pesëmujore amerikane për dërgimin e armëve Ukrainës përfundoi më 24 prill, kur presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj dypartiak që autorizon ndihmë ushtarake për Ukrainën prej 60 miliardë dollarësh.