Zelenski pretendon se Vladimir Putin nuk ka kohë dhe se së shpejti do të vdesë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një intervistë për The Economist ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, së shpejti do të vdesë.

“Nuk do ta lejoj Putinin të fitojë. Kjo është ajo për të cilën jetoj. Dallimi mes meje dhe Putinit është se unë kam të drejtë. Unë mbroj popullin dhe familjen time, ndërsa ne luftojmë për mbijetesë,” tha Zelenski.

Zelenski gjithashtu u shpreh se fuqia nuk e ka korruptuar, por se ai ka kohë, ndërsa Putin nuk ka.

“E dua jetën dhe lirinë. Prandaj luftoj për lirinë. Unë kam kohë, por ai nuk ka. Ai me siguri do të vdesë së shpejti. Unë dua të jetoj, të ec, të vazhdoj. Më intereson të udhëtoj nëpër botë pas politikës,” tha Zelenski.

Pas agresionit rus në Ukrainë, disa herë në media janë shfaqur informacione për gjendjen e dobët shëndetësore të Vladimir Putinit dhe përdorimin e dublantëve. Megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar me fakte, dhe Putin ka realizuar disa udhëtime ndërkombëtare.

Më herët, Volodimir Zelenski ka parashikuar se Putinin do ta vrasë dikush nga rrethi i tij i ngushtë.

Kategoritë
BotaLajme