Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka reaguar pas sulmeve ruse në vendlindjen e tij në Kryvyi Rih.
Ai i quajti të papranueshme këto veprime të Kremlinit pasi sipas tij situata priteshe që të zbuteshe pas diskutimeve me delegacionin amerikan në Arabinë Saudite.
“Raketa goditi një zonë pranë shtëpive, një këndi lojërash, rrugëve. Ata që munden dhe bëjnë gjëra të tilla nuk janë njerëz, ata janë bastardë”, tha Zelenski.
Zelenski theksoi se Russia nuk dëshiron paqe, dhe sipas tij, zgjidhja e vetëm është që BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Moskës.
“Çdo sulm me raketa dhe dronë dëshmon se Rusia nuk dëshiron asgjë përveç luftës.
Dhe vetëm presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe të gjitha përpjekjet e mundshme për të forcuar Ukrainën, mbrojtjen tonë ajrore dhe forcat tona të armatosura, do të lejojnë të përcaktojmë se kur do të përfundojë kjo luftë”, shtoi ai.