Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka anuluar vizitën që do të kishte bërë në Madrid të premten e ardhshme, sipas burimeve në Shtëpinë e Mbretit.
Takimi do të zhvillohej me Filipin VI dhe drekën e mëpasshme në Pallatin Mbretëror.
Kështu shkruan agjencia spanjolle Efe. Pallati Zarzuela nuk shpjegoi arsyet e anulimit të vizitës, e cila do të ishte vizita e parë dypalëshe e Zelensky në Spanjë dhe në të cilën ai duhej të takohej me kryeministrin Pedro Sánchez dhe të nënshkruante një marrëveshje sigurie.