Zelensky bisedon me Papa Françeskun: Kemi nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë me dije se ka folur sot me Papa Françeskun.

“E informova Papën për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë”, shkroi ai në Twitter.

Tutje ai tha se i është mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën.

“Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, shtoi Zelensky.

Kategoritë
BotaLajme