Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse aleatët perëndimorë të Kievit nuk pranojnë të mbështesin “planin e tij të fitores”.
Zelensky, i cili po viziton Brukselin për të paraqitur planin e tij te udhëheqësit evropianë, tha se Kievi do të vazhdojë gjithashtu përgatitjet për një samit të dytë të paqes.