Zelensky iu drejtua Izraelit: Na shitni mjetet ushtarake, shpëtoni edhe jetën e hebrenjve ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dërgoi sot thirrjen e fundit të një serie thirrjesh për ndihmë ushtarake vendit të tij në luftën kundër pushtimit të Federatës Ruse.

Gjatë një lidhjeje video me parlamentin izraelit, Zelensky vuri në dyshim ngurrimin e Izraelit për t’i shitur Ukrainës sistemin e tij të mbrojtjes Iron Dome. Ishte e fundit në serinë e thirrjeve të tij për ndihmë nga jashtë.

“Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes raketore janë më të mirat … dhe se ju patjetër mund të ndihmoni popullin tonë, të shpëtoni jetën e ukrainasve, hebrenjve ukrainas,” tha Zelensky, i cili është vetë me origjinë hebreje.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka mbajtur telefonata të shumta me Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin javët e fundit në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit.

Në Mariupol, i cili ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt, shumë nga 400,000 banorët e saj mbeten të bllokuar në qytet me pak ushqim, ujë dhe energji elektrike./gazetaere

Kategoritë
BotaLajme