Zelensky: Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën

Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën, nuk i ka siguruar armët kundërajrore që i nevojiten, por përkundrazi vazhdon të eksportojë armë në vende të tjera, shkruajnë mediat e huaja.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në dy intervista me mediat franceze.

“Izraeli nuk na dha asgjë. Zero,” tha ai për TG5 Monde . “Unë e kuptoj se ata janë në një pozicion të vështirë me Sirinë dhe Rusinë,” tha udhëheqësi i Kievit, duke kujtuar sesi shteti hebre ka ofruar ndihmë humanitare, por ka refuzuar të gjitha kërkesat për armë, veçanërisht për sistemet kundërajrore, tha Zelensky.

I pyetur nëse “denazifikimi i supozuar i Ukrainës (i deklaruar nga Moska) mund të shpjegojë refuzimin e Izraelit për t’ju mbështetur”, Zelensky përsëriti të njëjtin koncept:

“Opinioni publik izraelit nuk është aspak i tillë dhe unë mendoj se ai na mbështet neve dhe akuzojnë liderët e saj. Por këto ka fakte. Ka pasur diskutime me liderët izraelitë dhe kjo nuk e ka ndihmuar Ukrainën.”

Kategoritë
BotaLajme