Zelensky mirëpret liderët e BE-së, a do të arrijë ai atë që dëshiron?

Presidenti ukrainas mirëpriti liderët e BE-së në hyrje të Pallatit Presidencial në Kiev. I gjithë kompleksi është i mbyllur, me sigurinë maksimale që çdokush mund të presë në zemër të pushtetit në një vend që është në luftë, sipas BBC.

Gjatë pozimit për fotografinë e përbashkët, një gazetar e pyeti Zelenskyn nëse ai mendonte se aleatët europianë do t’i siguronin atë që ai me të vërtetë dëshiron.

“Do të shohim,” u përgjigj Zelensky.Zyrtarët ukrainas shpresojnë që liderët francezë dhe gjermanë do të sigurojnë një mbështetje të qartë për ambiciet e anëtarësimit të Kievit në BE, pas mesazheve disi kontradiktore nga Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz gjatë javëve të fundit.

Por më e papritura dhe më e sikletshmja ishte vizita e kancelarit Scholz në Kiev pasi lideri gjerman doli nga automjeti i tij me një çantë, të cilën ai e mbante gjatë gjithë kohë pranë tij.

Kategoritë
BotaLajme