Zelensky: Moska nuk po tregon respekt për ushtarët rusë të vrarë – nuk duan t’i marrin trupat e pajetë që t’ua dorëzojnë familjarëve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyu, ka akuzuar autoritetet ruse që nuk po tregojnë respekt për familjet e ushtarëve të vdekur, duke kritikuar Moskën që nuk është pajtuar të krijohet një lloj korridori nga ku do të mund të transportoheshin trupat e ushtarëve të vrarë në aksione ushtarake, dhe t’ju rikthehen familjarëve në Rusi.

Zelensky pretendon se Kremlini nuk po tregon fare respekt për ata që janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, duke i cilësuar si “këlyshë të ngordhur”, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë kemi momente në jetë kur dikush na vdes, ndoshta jo nga rrethi i ngushtë i familjes. Por dëgjoni, madje edhe kur një qen apo mace ngordh, duhet të sillemi në mënyrën më të mirë”, shtoi presidenti ukrainas.

Gjatë një interviste dhënë online për gazetarët rusë, Zelensky theksoi se këtë detaj e zbuloi si president i vendit që po lufton kundër ushtarëve rusë – duke ripërsëritur se ata nuk duhen trajtuar si kafshë.

Ndërkaq zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, e cila është përgjegjëse për negociata me Moskën, ka thënë se pavarësisht se vazhdimisht i kanë ofruar Rusisë të dorëzojë listën e njerëzve të zhdukur dhe t’ua kthej të vrarët, Moska nuk ka shprehur ndonjë interesim për ta – madje ka tentuar të fsheh numrin e ushtarëve rusë të vrarë.

“Autoritetet ruse nuk i duan këto kufoma. I kam pyetur pse nuk po i merrni, por ata nuk më kanë kthyer përgjigje”, ka shtuar Vereshchuk.

Kategoritë
BotaLajme