Zelensky: Nëse biseda me Putinin është e vetmja rrugë drejt paqes, do ta bëj këtë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të negociojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse rezulton se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar paqen për popullin ukrainas.

“Nëse kjo është e vetmja situatë në të cilën mund të sjellim paqen për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasim njerëzit tanë, ne patjetër do të pranojmë të takohemi,” tha Zelensky.

Ai theksoi se ndjenjat e tij personale ndaj liderit rus nuk kanë rëndësi në këtë kontekst.

“E konsideroj atë një armik. Dhe për të qenë i sinqertë, besoj se edhe ai më konsideron mua armik,” tha ai.

Zelensky vuri në dukje se Ukraina aktualisht nuk është në gjendje të rimarrë të gjitha territoret e saj dhe nuk mund të lejojë të humbasë miliona njerëz për një rezultat që ende nuk është e qartë nëse do të realizohet ndonjëherë.

Kategoritë
BotaLajme