Zelensky: Nuk jam i interesuar të takohem me Vladimir Putin për bisedimet e paqes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për Sky News se ai “nuk është i interesuar” të takohet me Vladimir Putin për bisedimet e paqes.

Presidenti rus është “askush”, jeton në një “flluskë informacioni” dhe nuk e di se çfarë po ndodh në fushën e betejës.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar pamjet me dron që tregojnë zjarr dhe tym që ngrihet nga një ndërtesë banimi në Bakhmut, në vijën e frontit në Ukrainën lindore. Luftimet intensive po zhvillohen midis trupave ukrainase dhe mercenarëve rusë Wagner me qendër në Bakhmut dhe qytetet fqinje.

Moska ka intensifikuar përpjekjet e saj për të bërë përparim në këtë zonë për të avancuar në Ukrainën lindore. Së fundmi, SHBA-të e kanë cilësuar grupin mercenar rus Wagner si një “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”, duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj kontraktorit ushtarak që ka ndihmuar trupat ruse që nga pushtimi i Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme