Zelensky: Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaron se Rusia aktualisht po kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës dhe kjo sipas tij është shumë më tepër sesa Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda së bashku.

Duke iu drejtuar parlamentit të Luksemburgut, ai tha se pothuajse 125,000 km katrorë  tani janë në duart e Moskës.

Kjo përfshin Krimenë dhe pjesë të Ukrainës lindore që forcat pro- ruse kapën në vitin 2014, e cila përbënte afërsisht 7% të territorit të Ukrainës, shkruan BBC.

Zelensky tha se vija aktuale e frontit shtrihej për më shumë se 1,000 km.

Zelensky pohoi gjithashtu se humbjet ushtarake ruse tani ishin më shumë se 30,000, më shumë se viktimat në total të luftës në Afganistan në 1979-89 dhe dy luftërave çeçene në 1994-2000.

Rusia deri më tani ka dhënë detaje për më shumë se 1,300 vdekje në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme