Zelensky shkarkon 6 zëvendësministrat e Mbrojtjes

Gjashtë zëvendësministrat e Mbrojtjes së Ukrainës janë shkarkuar me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelensky, në një lëvizje surprizë që vjen disa javë pasi ai shkarkoi shefin e lartë ushtarak të vendit.

Zelensky  nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e marrë për pushimin e Vladimir Gavrilov, Rostyslav Zamlynskii, Hanna Maliar, Denis Sharapov, Vitalii Deineha dhe Kostiantyn Vashchenko.

Duket se vala e shkarkimeve masive nisi pasi Oleksii Reznikov u shkarkuar nga detyra e Shefit të Mbrojtjes të Ukrainës, pasi gjatë kohës së luftës u akuza për korrupsion.

Ai u akuzua se nënshkroi një marrëveshje me një kompani turke për uniformat e dimrit për ushtarët e frontit të luftës, vlera e të cilave ishte trefishuar, ndërsa gazetarët ukrainas vërtetuan gjithashtu se uniformat ushtarake mund të bliheshin me një çmim relativisht më të ulët.

Kategoritë
BotaLajme