Në konferencën për media në Samitin e Kievit, një reporter norvegjez ka pyetur Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se cilat janë shpresat e tij për Ukrainën dhe popullin e saj pas tre vitesh luftë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Shpresojmë që këtë vit ta përfundojmë luftën”, përgjigjet ai dhe shton se ka qenë “shumë e vështirë” për të gjithë kombin.
Zelensky thotë se në afat të shkurtër Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar rikthimin e Rusisë në vitet në vijim.
Ai thotë se anëtarësimi në BE dhe NATO së shpejti “do të na ndihmojë shumë”.
Zelensky kohët e fundit pranoi se ai do të tërhiqej si president nëse Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s në këmbim. Rusia tha se nuk do ta pranonte këtë si pjesë të ndonjë marrëveshjeje paqeje.