Zelensky s’i mban lotët në varrimin e ministrit të Mbrojtjes dhe viktimave tjera nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u pa duke qarë kur shkoi në shërbesën përkujtimore të shtunën në nderim të shtatë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme që vdiqën pasi helikopteri tyre u rrëua.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë vdiqën kur helikopteri i tyre Super Puma i prodhimit francez ra në mes të mjegullës në një çerdhe në periferi lindore të Kievit, shkruan Reuters,

Shtatë persona të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, në aksident. Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e tij.

Helikopteri u rrëzua vetëm disa ditë pasi të paktën 45 persona u vranë në një sulm me raketa rus që rrafshoi pjesërisht një bllok banesash në qytetin juglindor të Dnipro.

“Trishtimi i papërshkrueshëm po mbulon shpirtin”, shkroi Zelenskiy në një postim në Telegram të shtunën. “Ukraina po humb çdo ditë djemtë dhe vajzat e saj më të mira”.

Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, bënë nderimet e tyre për të afërmit e viktimave brenda qendrës kulturore të Shtëpisë së Ukrainës në qendër të Kievit.

Kategoritë
BotaLajme