Zelensky thotë se lufta duhet të përfundojë përpara se të fillojë dimri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë G7-ës se donte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të vështirë për trupat e tij ndërsa ata do të luftonin kundër tyre dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP.

Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani

Ai aty gjithashtu ka kërkuar ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.

Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme