Zelensky: Ukraina është gati të rifillojë transportin e grurit nga portet e Detit të Zi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se vendi i tij është gati të rifillojë dërgesat e grurit nga portet e Detit të Zi dhe është në pritje të një sinjali nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia për të nisur dërgesat, shkruan The Guardian.

Zyra e Zelensky tha se presidenti kishte vizituar portin e Detit të Zi të Chornomorsk, i cili është bllokuar nga Rusia, për të parë përgatitjet për dërgesat, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Pala jonë është plotësisht e përgatitur. Ne i dërguam të gjitha sinjalet partnerëve tanë – OKB-së dhe Turqisë, dhe ushtria jonë do të garantojë sigurinë. Ministri i infrastrukturës është në kontakt të vazhdueshëm me palën turke dhe OKB-në. Presim një sinjal prej tyre se mund të fillojmë”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme