Disa media perëndimore sugjerojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka informuar Uashingtonin se do të shkarkojë Valeriy Zaluzhnyi, kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.
Thashethemet për shkarkimin e tij të afërt kanë qarkulluar dhe zakonisht i referohen mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy burrave, shkruan euronews.
Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment, duke thënë se kjo është çështje e Ukrainës dhe jo e ShBA-së.