Zelenskyy: Rusia humbi më shumë ushtarë dhe municione në Donetsk sesa në dy luftërat në Çeçeni

“Ushtria ruse ndoshta humbi më shumë ushtarë dhe municione në këto dhe zona të tjera në rajonin e Donetskut sesa në dy luftërat në Çeçeni së bashku”, tha presidenti ukrainas, Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se gjatë javës përleshjet më të ashpra në luftën kundër Rusisë u intensifikuan në qytetet Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim me video nga llogaria e tij në Telegram në orët e natës, Zelenskyy njoftoi lidhur me zhvillimet e fundit për luftën që vazhdon në vendin e tij kundër Rusisë.

“Ushtria ukrainase vazhdon luftën e saj kundër forcave ruse në rajone të ndryshme të vendit”, tha Zelenskyy i cili tërhoqi vëmendjen se kryesisht javën e fundit luftimet më të ashpra janë zhvilluar në Donetsk.

“Gjatë javës përleshjet më të dhunshme në luftën kundër Rusisë u intensifikuan në qytetet Bakhmut dhe Soledar Donetsk. Në këto dhe zona të tjera në rajonin e Donetskut, ushtria ruse ndoshta humbi më shumë ushtarë dhe municioneve sesa në dy luftërat e Çeçenisë së bashku”, deklaroi Zelenskyy.

Ai tha se SHBA-ja ka miratuar paketën e ndihmës ushtarake shtesë prej rreth 400 milionë dollarë për Ukrainën. “Shuma e paketës është 400 milionë dollarë. Në veçanti, këto janë automjete të blinduara që me të vërtetë kemi nevojë për përparimin tonë”, theksoi Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se ka pritur sot në Kiev edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Kategoritë
BotaLajme