“Çdo negociatë për Ukrainën pa Ukrainën është e pakuptimtë. Ne nuk mund të njohim asnjë marrëveshje të bërë për ne pa përfshirjen tonë dhe ne nuk do të pranojmë vendime të tilla”, tha presidenti ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Kievi as nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA të planifikuara për nesër në Arabinë Saudite, e as nuk do të njohë ndonjë rezultat në lidhje me Ukrainën, raporotn Anadolu.
Duke folur me gazetarët ukrainas në Abu Dhabi në një konferencë për media përmes video-lidhjes, Zelenskyy deklaroi se Kievi nuk ishte informuar për takimin.
“Ukraina nuk do të marrë pjesë. Ukraina nuk ishte në dijeni për këtë takim. Çdo negociatë për Ukrainën pa Ukrainën është e pakuptimtë. Ne nuk mund të njohim asnjë marrëveshje të bërë për ne pa përfshirjen tonë dhe ne nuk do të pranojmë vendime të tilla”, theksoi ai.
Zelenskyy sugjeroi se mungesa e Ukrainës mund të jetë për shkak të fokusit të Moskës dhe Washingtonit në çështjet dypalëshe, duke shtuar: “Për të qenë i sinqertë, ata kanë biseduar për një kohë të gjatë. I vetmi ndryshim tani është se ata po e bëjnë këtë publikisht”.