Zërat për luftë, Begaj thotë se veriu është vatër rreziku për eskalim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ekziston rreziku që strukturat kriminale në veri të Kosovës të eskalojnë situatën dhe shtoi se ato kanë përkrahje edhe nga elementet shtetërore.

Begaj në RTK tha se institucionet në Kosovë duhet të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë për edhe incidentin më të vogël në atë pjesë në mënyrë që të mos ketë hapësira për keqinterpretime nga Shqipëria.

“Nuk dua që të dhë ndodnjë deklaratë që mund të përdoret për tensione dhe qëllime të caktuara”, tha fillimisht Begaj kur u pyet për çështjen e zërave për luftë të mundshme.

“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoi ai.

Begaj po ashtu tha se Shqipëria qëndron në anën e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme, por tha se përqëndrimi kryesor duhet të jetë dialogu.

“Shqipëria qëndron në krah të Kosovës. Unë e kam thënë më herët se ne kemi fituar luftën. Por tani është koha të luftojmë për ruajtje të paqes pasi vetëm kështu përparojmë dhe zhvillohemi” , shtoi ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi