Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Türkiyes.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Türkiyes.

I njëjti burim bëri të ditur se diskutimet janë zhvilluar “nga fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta”.

Gjithashtu u bë e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin Angılı edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.

Kategoritë
LajmeVendi