Zëvendësministrja ukrainase: Sot Putini është Miloshevici i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak

Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën e nisur nga Rusia në këtë vend.Ajo në një moment e krahasoi presidentin rus, Vladimir Putin, me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Kosovë.

Ajo tha se Putini është Millosheviqi i ri, ku të dy i kanë duart e njollosura me gjak.
“30 mijë ushtare kanë luftuar krah me burrat në Ukrainë, nuk lodhen. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht Rusia i mban rob me qindra gra, edhe ato shtatzëna. Gratë kidnapohen e burgosen… Jetët e vajzave dhe grave në Ukrainë janë në rrezik, sidomos i atyre nën okupim”, ka thënë Japarova.

Kategoritë
LajmeVendi