Zgjedhet drejtori i RTK-së

Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur sot drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.

Siç mëson Gazeta Express, bordi i RTK-së ka votuar unanimisht për Ahmetxhekajn.

Ai ka dalë më i vlerësuari në intervistën që është bërë me kandidatët për këtë pozitë.

Ahmetxhekaj ka qenë ushtrues detyre i drejotorit të RTK-së, që nga janari i këtij viti. Emërimi i tij u bë pasi bordi i RTK-së, me 9 vota pro, e shkarkoi nga detyra drejtorin Ngadhnjim Kastrati, për shkak të dështimit në kryerjen e punëve në mënyrë efektive.

Kategoritë
LajmeVendi