Nga 81 deputetë, zgjedhjen e qeverisë së re e mbështetën 46 deputetë të mazhorancës, 19 ishin kundër, ndërsa një abstenoi.
Deputetët e shumicës parlamentare këtë mëngjes votuan Qeverinë e 44-të të Malit të Zi, të kryesuar nga kryeministri Milojko Spajiç, pas gati tetë orë diskutimi, raporton Anadolu.
Nga 81 deputetë, zgjedhjen e qeverisë së re e mbështetën 46 deputetë të mazhorancës, 19 ishin kundër, ndërsa një abstenoi.
Qeveria e re do të ketë pesë zv/kryeministra, dy prej të cilëve janë të resoreve, si dhe 17 ministra.
Zëvendëskryeministër për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropiane dhe Punë të Jashtme u zgjodh Aleksa Beçiq nga demokratët dhe zëvendëskryeministri për sistemin politik, drejtësi dhe antikorrupsion Momo Koprivica, po ashtu nga demokratët.
Zëvendëskryeministër për Punën, Arsimin, Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale u zgjodh Srgjan Paviçeviç nga Civis, Nik Gjeljoshaj nga Alternativa Shqiptare për zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Dragoslav Shçekiç nga SNP për Demografinë dhe Rininë dhe Ministër i Sportit dhe Rinisë.
Filip Ivanoviç nga Lëvizja Evropa Tani (PES) është ministër i ri i Punëve të Jashtme, Filip Raduloviç (PES) i Transportit dhe Çështjeve Detare, Janko Odoviç (PES) i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore dhe Maida Gorçeviç (PES) i Çështjeve Evropiane.
Ministër i ri i financave do të jetë Novica Vukoviç (PES), ministre e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjela Jakshiç Stojanoviç (PES), ministër i Drejtësisë, Andrej Miloviç (PES) dhe Naida Nishiç (PES) u zgjodhën Ministre e Mirëqenies Sociale.
Ministër i Shëndetësisë u zgjodh Vojislav Shimun (PES), Ministër i Energjisë dhe Minierave Sasha Mujoviç (PES), Ministër i Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç (demokratët) dhe Ministër i Mbrojtjes Dragan Krapoviç (demokratët).
Ministër i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut u zgjodh Vladimir Martinoviç (demokrat), Ministre e Kulturës dhe Medias Tamara Vujoviç (demokrat) dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Vladimir Jokoviç (SNP).
Ministër i Administratës Publike u zgjodh Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare dhe Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve Fatmir Gjeka nga Koalicioni Shqiptar.