Zgjedhjet në veri: Këto janë partitë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, ku është Lista Serbe?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 11 parti politike kanë deklaruar mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet për kryetarë të komunave të veriut, ndërsa 5 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ajo që bie në sy është se Lista Serbe as nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, e as mospjesëmarrjen 

Këto i bëri të ditura zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,

Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë ai.

Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna”, shtoi Elezi.

Këto janë partitë politike që kanë konfirmuar mospjesëmarrjen e tyre.

Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit, Jedinstvena Goranska Partia dhe Kosova Demokratik Türk Partisi dhe Partia Balliste”, tregoi Elezi.

Ndërsa vetëm këto 5 parti kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e radhës.

Gjithashtu, nga data 9 deri më 13 mars, është zhvilluar afati për konfirmimin e certifikimit të subjekteve politike, proces i zhvilluar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Brenda këtij afati kemi pranuar njoftimin konfirmues nga të gjitha subjektet politike të ceritifikuara: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partija Kosovskih Srba, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) dhe Lëvizja Vetëvendosje”, përfundoi Elezi.

Kategoritë
LajmeVendi