Zgjedhjet presidenciale amerikane, Harris mbyll fushatën në Uashington, Trump në Florida

Gara për Shtëpinë e Bardhë ka hyrë në javën e saj të fundit, me sondazhet kombëtare dhe shtetërore që tregojnë se gara mes Kamala Harris dhe Donald Trump është tepër e ngushtë.

Harris do të mbajë fjalimin e saj të madh dhe përmbyllës të fushatës në Uashington DC më vonë. Demokratja do të flasë në të njëjtin vend ku Trump mbajti tubimin e famshëm të 6 janarit të vitit 2021, pak para se mbështetësit e tij të sulmonin Kongresin.

Trump do të flasë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida, përpara se të niset për në shtetin e Pensilvanisë, që konsiderohet ndër vendimtarët për këto presidenciale. Gjatë gjithë kohës, dy kandidatët kanë shkëmbyer akuza dhe sulme në këtë sprint të fundit përpara të martës së 5 tetorit, kur mbaron gara me votën e miliona amerikanëve.

Kategoritë
BotaLajme