Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden nuk njeh moshë: Do të kandidoj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar sot se po planifikon të kandidojë për president në vitin 2024.ADVERTISING

Megjithatë ka theksuar se ende nuk është ende gati për të njoftuar një qëndrim zyrtar.

Në një bisede gjatë ceremonisë së Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur nga një gazetar lidhur me këtë çështje, ai është shprehur se po e mendon një gjë të tillë, por ende nuk është i vendosur plotësisht.

“Kam në plan të kandidoj, por ende nuk jam gati ta shpall një vendim të tillë”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme