Zgjedhjet Presidenciale në Turqi: Hapen rreth 50% të kutive, Erdogan bindshëm përpara

Më shumë se 64 milionë qytetarë të Türkiyes me të drejtë vote në raundin e dytë zgjodhën mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidat i Aleancës së Popullit si dhe kandidatit të Aleancës opozitare të Kombit, Kemal Kiliçdaroglu.

Qendrat e votimit në gjithë Türkiyen u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale, duke i dhënë fund votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Sipas rezultateve te fundit presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan eshte afro 10% përpara kryeopozitarit Kılıçdaroglu.

Kutia të hapura: 55.06%

Erdogan: 55,80%

Kılıçdaroglu: 44.20%

Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdoğan fitoi 49,51 për qind të votave, ndërsa lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, 44,89 për qind të votave, transmeton Gazeta e Re.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni