Zgjidhet Presidentja e re e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola është zgjedhur presidentja e re e Parlamentit Evropian me 458 vota pro pas vdekjes së David Sassolit.

Metsola, e cila është anëtare e Partive Popullore Evropiane nga e djathta malteze fitoi ndaj tre kandidatëve të tjerë që vinin nga radhët e të majtës ekstreme, të gjelbrit dhe euroskeptikët. Metsola është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e PE që nga 2020.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka përgëzuar për detyrën e re eurodeputeten nga Malta, Roberta Metsola e cila u zgjodh sot në krye të Parlamentit Evropian.

“Urimet me te ngrohta   @RobertaMetsola në zgjedhjen tuaj si  Presidente në krye të Parlamentit Evropian. Si gruaja e tretë që drejton këtë shtëpi fisnike, puna dhe vendosmëria juaj janë një frymëzim për të gjithë ne. Ne do të punojmë ngushtë së bashku për rimëkëmbjen e BE-së dhe një të ardhme evropiane të gjelbër, dixhitale dhe të ndritshme,” shkruan Von der Leyen në Twitter.

David Sassoli ndërroi jetë në 11 janar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me sistemin imunitar.

Kategoritë
BotaLajme