Zhdukët një futbollist i ri kroat në Spanjë, familja kërkon ndihmë

Futbollisti i ri kroat, Jakov Jelkić, u zhduk në Spanjë. Ai luan për ekipin zviceran të kategorisë së ulët, Zermatt, dhe çdo gjurmë e tij humbi pas një udhëtimi të ekipit të tij në Spanjë.

Me ekipin e tij udhëtoi në Alicante, por pas ndeshjes doli për argëtim gjatë natës dhe më pas u zhduk. Motra e tij, Janja, bëri një apel për ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Të dashur miq, kolegë dhe të njohur, ju lutem për ndihmë. Në natën mes së premtes, më 31.01.2025, dhe së shtunës, më 01.02.2025, në orën 2:30 të mëngjesit, për herë të fundit është parë dhe është kontaktuar me vëllain tim, Jakov Jelkić, në klubin e natës ‘Upikum’ në qytetin Alicante, Spanjë.”

Të dhënat personale:
Jakov Jelkić
Lartësia: 1,77 m
Pesha: 70 kg
Flokë të verdha, tip sportiv, trup i hollë

“Për çdo informacion, mund të më kontaktoni nëpërmjet profileve të mia në Facebook ose Instagram, ose në numrin: +41 76 546 40 09. Do të isha shumë mirënjohëse për çdo informacion,” ka ndarë motra e tij.

Kategoritë
Sport