Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burime të Radio Televizionit Dukagjini, të afërta me këto zhvillime, kanë treguar se Uka e ka marrë këtë vendim, pas denoncimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e disa mostrave të ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Uka nuk i është përgjigjur deri tash thirrjeve telefonike dhe mesazheve të dërguara nga televizioni.