Anësori kosovar, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Ligue-n 1.
Ylli i Lille, së fundmi ka postuar një story në rrjetin social Instagram, ku mori për dhuratë fanellën e Real Madridit të nënshkruar nga ylli francez i kësaj skuadre, Kylian Mbappe.
Zhegrova, këtë sezon ka shpërthyer me Lillen, duke i impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar 6 gola në 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Anësori kosovar, po ashtu ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë kosovar që shpallet lojtari i ndeshjes, gjë që e arriti me paraqitjet e tij ndaj kampionit aktual të Evropës, Real Madridi.