Zhegrova shënon dy gola në fund të ndeshjes, ia siguron fitoren Lillet

Edon Zhegrova është aktivizuar vetëm në minutën e 82-të, por ka shkëlqyer për t’ia siguruar fitoren Lillet. Lille të dielën fitoi 3:1 ndaj Lorientit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligue 1 të Francës. Zhegrova u aktivizua kur rezultati ishte 1:1.

Në minutën e 89-të shënoi gol mjeshtëror nga zona për rezultatin 2:1. Gol edhe më të bukur shënoi në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar, 3:1. Sulmuesi i krahut tani ka tri gola e katër asistime në 17 paraqitje në kampionatin francez. Lille është i pesti me 52 pikë.

 

Kategoritë
Sport